Skuadra e Al-Nasr-it fitoi 4:3 ndaj Al-Dukhail në Ligën e Kampionëve të Azisë dhe Cristiano Ronaldo përsëri pati një paraqitje të shkëlqyer.
Portugezi ishte shënuesi i dy golave për skuadrën e tij dhe asistoi një tjetër, ndaj me meritë mori çmimin e lojtarit të ndeshjes.
Taliska , i ndihmuar nga Ronaldo , hapi rezultatin dhe në listën e golashënuesve u fut edhe Sadio Mane . Golashënuesit për Al Duhail ishin Mohammed, Almoez Ali dhe Olunga.
Al Nasr kryeson grupin e tyre përpara Persepolis që ka gjashtë, ndërsa Al Duhail dhe Istiqlop kanë nga një./tn