Një gjykatë në Romë dënoi me 20 vite burg, Walter Biot. Ish-oficeri i Marinës u arrestua në mars të vitit 2021, në një parking të një qendre tregtare në kryeqytetin italian kur po përpiqej t’u jepte informacione sekrete zyrtarëve të ambasadës ruse në këmbim të 5 mijë eurove.
Akuza e ngritur nga prokurorët e Romës kërkoi 18 vjet duke e bërë përgjegjës për spiunazh dhe korrupsion. Biot po mbahet në burgun ushtarak të Santa Maria Capua Vetere. Prokurorja e Romës, Gianfederica Dito e kishte akuzuar ish-oficerin për spiunazh, zbulim të informacioneve sekrete për sigurinë kombëtare dhe korrupsion.
Gjyqtarët vendosën një ndalim të përhershëm për të akuzuarin për të ushtruar funksione publike apo në administratë si dhe një gjobë prej 100 mijë eurosh për Kryeministrinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Arrestimi në flagrancë i Biot u bë në mars 2021 nga karabinierët e ROS në parkingun e një supermarketi në lagjen Spinaceto. Marsin e kaluar, gjykata ushtarake e kryeqytetit e dënoi me 30 vjet burg.
“Walter Biot është i vendosur. Ajo që po përballemi është një betejë për të, por edhe për civilizimin ligjor që askush të mos gjykohet në gjyqe të fshehta. Kemi kaluar nga 30 në 20 vjet” – komentoi avokati mbrojtës Roberto De Vita, pas dënimit. ©LAPSI.al