Ballina Sport Video/ Michael feston si CR7 në fytyrën e Lionel Messi: reagimi i...

Video/ Michael feston si CR7 në fytyrën e Lionel Messi: reagimi i argjentinasit për të mos u humbur

Miqësorja mes Al Hilal dhe Inter Miami të Messi e Suarez, e luajtur dje, nuk duhet t’i ketë pëlqyer shumë argjentinasit dhe jo vetëm prej rezultatit. Sauditët fituan falë golit të Michael, i cili festoi duke imituar “siu” tipike të CR7. E gjitha kjo, pikërisht përpara argjentinasit, i ndjekur nga i gjithë stadiumi.

Kishte një pritshmëri të madhe në Riad për miqësoren e parë saudite të Inter Miami. Skuadra e Lionel Messi, së cilës iu shtua Suarez, luajti dje ndeshjen e parë të serisë së miqësoreve, e cila do të çojë edhe në një përballje mes Messi dhe Cristiano Ronaldo të enjten më 1 shkurt.

Lexo më tej: Globe Soccer, Cristiano Ronaldo fiton ‘Maradona Award’: mposhten Haaland, Mbappé e Kane

Këtë ndeshje e fituan sauditët, të udhëhequr nga ish-lojtari i Barçës, Malcom, Mitrovic dhe Michael. Në anën tjetër, Suarez dhe Messi shënuan me penallti për Inter Miami, në një ndeshje piroteknike që përfundoi 4-3.

MICHAEL FESTOI ME SIUU PARA SYVE TË MESSI
Megjithatë, skenën e mori Micheal, autori i golit të tretë të Al Hilal. Ish-lojtari i Flamengos, në fakt, ka festuar duke imituar CR7, me tradicionalen siuuuu të portugezit, të shoqëruar nga i gjithë stadiumi.

Messi, sidoqoftë, nuk e mori keq gjestin e kundërshtarit. Në të vërtetë, ndërsa braziliani po festonte, ai u drejtua nga pankina për të thënë diçka dhe u kthye vetëm kur i gjithë stadiumi bëri ‘siuuu’.

@tn.lajmelokale
@tetovanews