Ballina Sport Interi dominon dhe fiton derbin ndaj Juventusit, bën hap gjigant drejt titullit...

Interi dominon dhe fiton derbin ndaj Juventusit, bën hap gjigant drejt titullit të kampionit

Interi ka shënuar fitore ndaj Juventusit me rezultat 1-0 në derbin e javës së 23-të të Serie A.

Vendasit e nisën më mirë takimin duke rrezikuar me Federico Dimarcon në dy raste.

Në minutën e 37-të u zhbllokua takimi, kur një pasim i Benjamin Pavard u devijua në portë nga Federico Gatti për 1-0.

Edhe pjesë e dytë e nisi Interi më mirë, duke goditur shtyllën me Hakan Calhanoglu.

Juventusi reagoi me dy raste nga Dusan Vlahovic dhe Federico Gatti, por pa sukses.

Kjo bëi që Zonja e Vjetër te linte hapësira prapa, ku Nicolo Barella kishte rast shumë të mirë, por gjuajtja e tij u ndal nga Wojciech Szczesny.

Marko Arnautovic ka mundur ta mbyll ndeshjen në minutën e 87-të, por gjuajtja e tij nga afër u prit nga portieri i Juventusit.

Interi me këtë fitore shkon në kuotën e 57 pikëve, katër më shumë se Juventusi, ndërsa ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews