Një ish -polic u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e tij në lagjen San Giovanni a Teduccio në Napoli.
55 -vjeçari ka qëlluar fillimisht në ajër nga ballkoni i tij. Më pas u mbyll në shtëpi dhe siç raportojnë karabinierët, fillimisht vrau gruan e tij 48-vjeçare dhe më pas u vetëvra.
Burri, sipas informacioneve të deritanishme, para pak kohësh kishte humbur punën, gjë që dyshohet se ka shkaktuar tension të madh në familje.
Tre fëmijët e tij ishin në shkollë në momentin e ngjarjes tragjike.
Karabinierët, me një operacion special, rrethuan zonën dhe pasi tentuan fillimisht të negocionin me 55-vjeçarin, hynë në banesë, ku konstatuan se çifti kishte vdekur./vizionplus.tv