Ballina Bota Ish-presidenti rus: Do ta pushtojmë Kievin

Ish-presidenti rus: Do ta pushtojmë Kievin

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka thënë se trupat ushtarake do të shkojnë shumë më tej në Ukrainë, e sipas tij, “në një ditë mund të shkojnë drejt kryeqytetit Kiev”.

Medvedev, tash nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ka shtuar se Rusia duhet shumë më tepër në luftë me Ukrainën.

“Ku duhet të ndalemi? Nuk e di. Do të duhet të punojmë shumë më shumë dhe seriozisht. A do të jetë Kievi? Po, ndoshta duhet të jetë Kievi, nëse jo tani, atëherë pas ca kohësh, ndoshta në ndonjë fazë tjetër të zhvillimit të kësaj lufte”, është shprehur ai të enjten, ka raportuar Reuters.

Medvedev, që dikur konsiderohej “lider modern”, ka ndërruar qasjen me agresionin rus në Ukrainë.

Ai e ka sulmuar Perëndimin me deklarime, duke paralajmëruar rrezikun e një apokalipsi bërthamor.

Në prag të përvjetorit të dytë të luftës, Ukraina është konsideruar më e përgatitur dhe më e armatosur. Një pako ndihme i është premtuar nga autoritetet e SHBA-së.

Një ditë më parë është raportuar për vrasjen e mbi 65 ushtarëve rusë nëpërmjet sistemit amerikan HIMARS.

@tn.lajmelokale
@tetovanews