Ballina Aktualitet “Nëse do mbetem gjallë”/ Arben Ahmetaj tregon se nga kush e pret...

“Nëse do mbetem gjallë”/ Arben Ahmetaj tregon se nga kush e pret fundin

Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj tha gjatë intervistës në Syri Tv se do të vijojë të mbrojë të vërtetën e tij. megjithatë ai shprehu pasiguri për jetën madje duke deklaruar se ishte kërcënuar 3 herë dhe se frymëzim i kërcënimeve ishte kryeministri Edi Rama.

“Unë kam vendosur të tregoj pozicionin tim në raport me dyshimet që ka hedhur SPAK, përdorimin politik të SPAK, nxjerrjen në pritë politikisht, persekutimit familjar, kërcënimet e mia, dhe kam kaluar gjatë gjithë intervistës te rëndësia e një reforme të vërtetë në drejtësi.

Ku kanë shkuar paratë? Po ta dija se ku kanë shkuar… unë po bëj investigimet e mia, nëse do të ngelem gjallë në të tria shërbimet e duhura unë e kam ndarë rrezikun që më vjen, nga kush më vjen me emra konkretë siç edhe juve ju ndikova. Unë do të vazhdoj të investigoj dot nëse do të arrij se ku kanë shkuar ato para.

Unë kam bindjen sot se Mireli Mërtiri nuk është pronar i tiranës. Të investigohet se ku kanë shkuar, Mirel Mërtiri është i syrgjynosur me të pavërteta e të vërteta nuk i gjykoj unë vetëm për t’i martë Tiranën. Po ta them, mund të ketë bërë gabimet e veta, nuk jam unë ta gjykoj, unë e kam njohur dikur njeri punëtor, por nuk jam këtu për Mirel Mërtirin. Nuk i hyj unë le të jetë aty ku te jetë në fatet e tij ja boftë Zoti mbarë ku di gjë unë punët e tij.

Mbaj mend që të thashë se më pyete, çfarë pret pas kësaj interviste. Të thashë, masakrim, persekutim të plotë. Kam vrarë luanin e ngordhur në kafaz në kopshtin zoologjik. Unë sot familjen e kam të shkatërruar, i kam shkaktuar fatkeqësi nëpërmjet besimit dhe naivitetit tim politik, familjes time aktuale, fëmijëve të mi, Eriolës, ish-gruas time Albinës, vetes time. Kam parë gjithë karrierën time politike që të shkërmoqej nën thundrën e kokës së zezë për 1 vit. Çfarë kam për të humbur unë. Jetën? Okej” – tha Ahmetaj. ©LAPSI.al