Ballina Bota Plas gallata/ Kancelari gjerman Scholz dhe senatori amerikan Coons, si dy pika...

Plas gallata/ Kancelari gjerman Scholz dhe senatori amerikan Coons, si dy pika uji

Çfarë kanë të përbashkët një senator amerikan nga Delaware dhe kancelari i Gjermanisë? Rezulton të kenë shumë të përbashkëta. Chris Coons dhe Olaf Scholz u takuan në Uashington DC të enjten. Më pas, ata bënë një selfie së bashku dhe e postuan në internet duke provokuar publikun me të njëjtën pyetje.

“Wer ist wer?”, – bëri shaka në gjermanisht amerikani Sen Coons për të thënë: “Kush është kush?”. “Modeli” i flokëve të tyre është thuajse identik, të thinjur, tullacë të moshës së mesme dhe buzëqeshje infektive. Në shikim të parë ishte e vështirë të dallohej kush ishte kush.

Scholz, udhëheqësi i qeverisë së koalicionit të tre partive të Gjermanisë që erdhi në pushtet në vitin 2021, nuk njihet zakonisht për ndonjë sens të humorit. Megjithatë politikani veteran i krahut të majtë iu bashkua me shpejtësi shakasë.

“Shkëlqyeshëm të shoh përsëri Doppelganger (sozinë) tim” – shkroi kancelari Scholz në X, në një ri-postim të imazhit. Të dy, jo vetëm që ndajnë të njëjtën moshë relative, 60 dhe 65 vjeç, por kanë edhe të njëjtën gjatësi. Për më tepër ata ndajnë një dashuri për politikën dhe një ndjenjë urgjence për të dërguar më shumë ndihma ushtarake në Ukrainë.

Scholz mbërriti në Uashington DC për një takim të planifikuar me Presidentin Joe Biden për të inkurajuar mbështetjen për Ukrainën dhe për të theksuar rrezikun për dështimin e dërgimit të ndihmës shtesë. Ai u takua me Sen Coons dhe ligjvënës të tjerë të enjten për t’u dërguar atyre të njëjtin mesazh. Vizita e Scholz vjen teksa ligjvënësit në Kongres po përpiqen të kuptojnë se si të kalojnë ndihma shtesë për Ukrainën dhe Izraelin në mes të kundërshtimeve të mëdha nga republikanët.

Kancelari gjerman shkroi në një shkrim të Wall Street Journal të botuar të enjten: “Të tjerët në mbarë botën po vëzhgojnë nga afër për të parë nëse këto ndarje mund të shfrytëzohen. Ne duhet t’u tregojmë atyre gabim duke i bindur qytetarët në të dy anët e Atlantikut se një fitore ruse do ta bënte botën një vend shumë më të rrezikshëm”©LAPSI.al