Ballina Bota “Të gjitha provat të çojnë te Putin”, gazetari: Herën e parë tentuan...

“Të gjitha provat të çojnë te Putin”, gazetari: Herën e parë tentuan ta ekzekutonin me…

Christo Grozev, ishte gazetari bullgar, i cili zbuloi helmimin e Alexey Navalny në vitin 2020 dhe që është pjesë e listës të “më të kërkuarve” të Presidentit rus, Valdimir Putin.

Në një intervistë për CNN, ai diskuton teoritë e tij se çfarë çoi drejt vdekjes së papritur të aktivistit të opozitës ruse.

Gazetarja e CNN: Më vjen keq për humbjen tuaj, ai ishte një shok i mirë, një njeri me të cilin keni bashkëpunuar ngushtë për të ekspozuar korrupsion rus bashkë. E di që po mundoheni të zbuloni çfarë ndodhi, çfarë dini në këtë moment?

Grozev: Le të fillojme me atë që është e dukshme, mendoj se ajo ç’ka tha Presidenti Biden sot ishte korrekte, për vdekjen e tij këtë mëngjes, të gjitha provat na çojnë drejt asaj që është e vërteta, që ishte Putin ai që e shkaktoi vdekjen, sepse ka vetëm dy hipoteza ekstreme këtu, ajo më evidentja është që vdekja e tij erdhi si pasojë e torturës tre vjeçare, e vrasjes së ngadaltë, për shkak të burgosjes dhe izolimit të jashtëligjshëm që është i paprecedentë në sistemin e burgjeve ruse. Vetëm në dy vitet e fundit, ai ndenjti mbi 300 ditë në izolim kur ligji rus e konsideron izolimin për dy javë shkelje, por sistemi i Putinit gjeti mënyra për ta mbajtur atë në izolim gjithmonë e më shumë, duke i mohuar atij kujdes shëndetësor, ushqim të balancuar, edhe duke e krahasuar me standartet e burgut, ai merrte vetem 1 copë bukë në muaj, dhe shumicën e kohës ai merrte vetëm disa çapa. Por, kjo është hipoteza më e pafajshme, ndërkohë që hipoteza më e mundshme është që fatkeqësisht ai është helmuar për herë të dytë.

“Tani ne nuk kemi akoma prova, ajo që kemi tani është indicie rrethanore. P.sh, nëse do të ishte e vërtetë që ai ka pësuar kolaps për shkak të një trompoze sot në mëngjes gjatë ecjes në oborrin e burgut, ku është prova për këtë, ku janë imazhet? Të gjithë burgjet në Rusi kanë kamera dhe kanë kaluar 18 orë nga ngjarja dhe s’kemi parë asgjë. Edhe njëherë kjo është vetëm rrethanore por të gjitha provat të çojnë drejt konkluzionit se ai është vrarë sot me qëllim. Ne do të hetojmë dhe jam i sigurtë që do ta gjejmë. E përsëris, barra e provës është tani me Kremlinin, sepse para disa viteve ne e vërtetuam që ata tentuan ta vrisnin me armë kimike.”, tha Grozev.