Ballina Aktualitet (VIDEO) Kreu i KSHZ-së: Ne mund të funksionojmë me një anëtarë më...

(VIDEO) Kreu i KSHZ-së: Ne mund të funksionojmë me një anëtarë më pak

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mund të funksionojë me gjashtë anëtarë, është në përputhje me rregulloren e punës, tha sot kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

ALEKSANDAR DASHTEVSKI, KSHZ

“KSHZ-ja mund të funksionojë me gjashtë anëtarë sepse kërkohet shumica e votave në KSHZ, dhe sipas Rregullores mund të funksionojmë me gjashtë anëtarë në mënyrë tërësisht solide. Natyrisht, do të ishte e dobishme për ne nëse zgjidhet anëtari i shtatë dhe këtë ua lë në dorë organeve kompetente, përkatësisht Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Ne nuk mund të ndërhyjmë në këtë”.

I pyetur nëse janë konsultuar me kryetarin e Kuvendit për zgjedhjen e anëtarit për kompletimin e KSHZ-së, ai thotë se kjo është e rregulluar me Kodin Zgjedhor.

ALEKSANDAR DASHTEVSKI, KSHZ

“Ka ligj dhe duhet vepruar sipas ligjit, ndaj nuk kemi çfarë të themi. Nëse ndërhyjmë, do të thotë se nuk po veprojmë sipas ligjit, sepse nuk është detyra jonë t’u themi se çfarë të bëjnë. Dhe nga ana tjetër, do të na ishte e dobishme nëse vjen, e nëse nuk vjen, përsëri gjithçka që duhet bërë do të zbatohet në nivelin më të lartë”.

Lidhur me atë se a janë dorëzuar kandidaturat për president të shtetit në KSHZ, Dashtevski tha se fillimisht duhet të shpallen zgjedhjet dhe më pas të fillojnë të rrjedhin të gjitha afatet.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/