Ballina Aktualitet (VIDEO) Të punësuarit e fondit shëndetësor në grevë, qytetarët të revoltuar

(VIDEO) Të punësuarit e fondit shëndetësor në grevë, qytetarët të revoltuar

Për të dytën ditë me rradhë vazhdon greva e të punësuarve në fondin për sigurim shëndetësor. Të punësuarit e FSSH nga e hëna në shenjë pakënaqësie për mundësinë e uljes së pagave për 21% të propozuar na qeveria dolën në grevë. Nga sindikatat e FSSH deklaruan se të punësuarit do të punojnë vetëm për disa raste urgjente siç janë: sigurimi i të miturve, çështjet e personave të shtruar në spital si dhe trajtimi urgjent jashtë vendit, por qytetarët e revoltuar edhe sot para dyerve të FSSH thonë se për këto të njejtat nuk po i pranojnë të kryejnë punë.

QYTETAR

“Kam ardhur për të kryer punë por punëtorët janë në grevë, nuk më kryen punë. Çfarë të them kjo nuk është aspak mirë”.

QYTETAR

“Erdha këtu të kryej punë por ja po pres, kjo nuk është në rregull kështu, edhe punëtorët kanë të drejtë por duhet të gjehet një zgjidhje për të na kryer punë.”

QYTETAR

“Vetëm të ju them që të klikojnë sepse gruan nuk po e lindin në spital të shtetit, është duke lindur. Kjo nuk ndodh askund në botë, po ndodh vetëm tek ne”.

Qytetarët thonë se kjo duhet të funksionojë më ndryshe pasi që rastet urgjente të cilat i kanë nuk mund të presin deri sa greva të mbarojë.

QYTETAR

“Erdha këtu për librezën, kam dokumente nga spitali jam i sëmurë por nuk më kryejnë punë. Nuk di çfarë të them duhet të kryejnë punë jo të sillen kështu”.

QYTETAR

“Erdha për sigurim por nuk më kryejtën punë, nuk është në rregull kjo mënyrë duhet të na kryejnë punë neve që e kemi të patjetërsueshme”.

QYTETAR

“Jam këtu për ta rregulluar librezën e fëmijës tim të mitur, fëmijën mentalisht nuk e kam mirë, më duhet për në spital por nuk po më pranojnë të kryej punë”.

Kryeministri teknik Talat Xhaferi duke iu referuar kësaj çështje në një deklaratë për MIAN tha se ka pasur koordinim me institucionet për të kuptuar arsyet e grevës në FSSH dhe se duhet të rishqyrtohet sërisht vendimi që rekomandon uljen e pagave të punonjësve të FSSH-së. Të hënën sindikatat e FSSH-së kërkuan nga kryeministri teknik Talat Xhaferi që të vendosë në rend dite kërkesën e punonjësve të Fondit, me të cilin do të anulohet rekomandimi për uljen e pagave.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews