Ballina Aktualitet (VIDEO) Lloga më 8 shkurt në Ankara, do të diskutojë për ekstradimin...

(VIDEO) Lloga më 8 shkurt në Ankara, do të diskutojë për ekstradimin e vrasësit të 14 vjeçares

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga më 8 shkurt do të jetë në Ankara të Turqisë. Veç tjerash, ai me autoritetet turke pritet të diskutoj për ekstradimin e të dyshuarit për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevskas, Lupço Palevskin. Vizitën e ministrit Lloga në Ankara e konfirmoi edhe kryeministri teknik Talat Xhaferi. Ai në intervistë për MIA-n thotë se nuk dëshiron të paragjykojë nëse këto bisedime mund ta përshpejtojnë ekstradimin e Palevskit, por thekson se nevojitet komunikim personal dhe i drejtpërdrejtë për të parë se çfarë duhet bërë më tutje.

TALAT XHAFERI, KRYEMINISTËR TEKNIK

“Nuk dua të paragjykoj se çfarë do të jetë përmbajtja e bisedave atje. Por në çdo rast, komunikimi i drejtpërdrejtë dhe personal është i nevojshëm për të qenë aty, për të parë se cilat do të ishin procedurat, çfarë do të duhej bërë shtesë, eventualisht. Prandaj ky komunikim është personal dhe është krijuar në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet përkatëse vëllazërore me të cilat ne bashkëpunojmë dhe me të cilat kemi marrëveshje bilaterale për komunikim”.

Vizita e ministrit në Ankara, thonë nga Ministria e Drejtësisë është caktuar prej para se të ndodh rasti i vrasjes së Vanjas. Mirëpo, nuk përjashtojnë mundësinë të diskutohet edhe për ekstradimin e Palevskit.

MINISTRIA E DREJTËSISË

“Vizita ne Turqi është dakorduar para se të ndodh rasti ‘Palevski’ dhe do të bisedohet për më shumë tema që lidhen me gjyqsorin, eksperiencat e digjitalizimit, këshillin gjyqsor, por normalisht që do të bisedohet edhe për të gjitha temat e hapura”.

Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor. Më 3 dhjetor u gjet trupi i saj i pajetë. Gjithashtu, i pajetë u gjet edhe trupi i 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. I dyshuari kryesor për organizim dhe kryerjen e vrasjeve, është Ljupço Palevski, i cili fillimisht u arratis, por me 5 dhjetor u arrestua në Turqi dhe iu caktua paraburgim.

Emine Ismaili /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews