Ballina Aktualitet (VIDEO) Mexhiti: Me Taravarin jemi një trup, nuk tërhiqem nga posti i...

(VIDEO) Mexhiti: Me Taravarin jemi një trup, nuk tërhiqem nga posti i ministrit

Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela të shtunën e ka thirrur Kuvendin e partisë, për të diskutuar ngjarjet e fundit në ASH dhe për zgjedhjet.

Ndërkaq, në vrullin e reagimeve për dy anët tashmë të përçara të Aleancës për Shqiptarët, ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, i cili është rreshtuar në anën Arben Taravarit, thotë se si  do që të shkojë puna ai nuk do të dorëhiqet nga posti i ministrit dhe do ta realizoj këtë detyrë me përkushtim deri në ditën e fundit.

Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë nga radhët e ASH-së

“Gjithmonë kam qenë pas Taravarit, me Taravarin jemi si një trup dhe një shpirt. Kemi qenë cimera, jemi miq, jemi shokë, bashkëpartiak dhe bashkëpuntor në punën e përditshme si neorolog…Aleanca për Shqiptarët është një, ASH ka kryetarin legjitim dhe ASH do të vazhdoj me politikat e saja”.

Përndryshe, kryetari Arben Taravari, mbrëmjen e së hënës, mbajti një tubim në Gostivar, me mbështetësit e tij. Ai bëri apel që përkrahësit e tij të ruajnë qetësinë dhe maturinë sepse dikur kanë qenë bashkë dhe mbase edhe në të ardhmen do të jenë bashkë, duke tejkaluar edhe këto mosdakordësi.

Një ditë më parë, në shtëpinë e tij u gjet një plumb dhe u kërcënua me jetën e tij. Ai u përgjigjn se nuk e tremb asgjë në rrugën pa kthim që kanë ndërmarrë.

Në konferencën për shtyp që pati ditë më parë, ish kryetari Ziadin Sela paralajmëroi se në Kuvendin e partisë, do të kërkoj shkarkimin e kryetarit Taravari dhe dy ministrave që janë rreshtuar nga ai, përshkak të qëndrimit të Taravarit i cili është shprehur se në zgjedhje do të garoj bashkë me opozitën shqiptare. Kurse Sela, dëshiron  që në zgjedhje ASH të dalë e vetme.

Emine Ismaili /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews