Gruaja nga Austria, e cila u shpëtua me helikopter pasditen e sotme, pasi pësoi dëmtime gjatë skijimit në Kodrën e Diellit është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ajo ka mbetur e plagosur në afërsi të lokalitetit Guri i Shqipes (Orlov Kamen). Për shkak lëndimit serioz dhe faktit se më parë ajo kishte operuar shtyllën kurrizore dhe në të ishte vendosur një shufër metalike me vida, u vendos që të transportohej me helikopter për në Shkup.
Siç ka njoftuar edhe më herët Qendra për Menaxhimin e Krizave, drejtori Stojançe Angelov ka qenë në komunikim të drejtpërdrejt me shpëtimtarët, të cilët i kanë thënë se gruas së lënduar i është dhënë ndihma e parë që nga fillimi i operacionit të shpëtimit, ajo është mbuluar siç duhet me folie për të ruajtur nxehtësinë, transmeton Tetova News.