Është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 83-vjeçare Shaqir Aliti, kryetari i parë i Komunës së Tetovës pas rënies së socializmit dhe pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.
Në lidhje me këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe kryetari i tanishëm i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami:
Me pikëllim të thellë, mësova lajmin për ndarjen nga jeta të njeriut të mirë, qytetarit të angazhuar, ish-kryetarit të parë të Komunës së Tetovës pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut , Shaqir Aliti.
Aliti dha kontribut të çmuar në proceset, politike, ekonomike dhe shoqërore në Tetovë. Si kryetar i Komunës së Tetovës luajti një rol thelbësor në konsolidimin e demokracisë vendore.
Në emër të qytetarëve të komunës së Tetovës dhe në emrin tim, familjes Aliti, u shpreh ngushëllime të thella dhe më të sinqerta!
Bilall Kasami
Kryetar i Komunës së Tetovës!