Ballina Kronika Shkon në 4 bilanci i viktimave të aksidentit në Tepelenë!Mes viktimave të...

Shkon në 4 bilanci i viktimave të aksidentit në Tepelenë!Mes viktimave të aksidentit tragjik një çift! Dy të plagosur në gjendje të rëndë (VIDEO)

Katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë. Ky është bilanci tragjik i një aksidenti të rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Bypassin e Tepelenës ku u përfshinë tre automjete. 2 persona janë dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë

Personi që shihni në foto është Riza Rrapa, një prej katër viktimave të aksidentit tragjik në aksin Tepelenë-Memaliaj. Ai po udhëtonte me mjetin tip “Mercedez Benz” në momentin që u përplas dhe me dy mjetet e tjera.

Katër persona kanë ndërruar jetë në një aksident të rëndë që ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj.

Gazetari i Report Tv Piro Nase raporton se makina tip Mercedes Benz që po lëvizte me shpejtësi jashtë normave të lejuara nën drejtimin e Riza Rrapa ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që qarkullonin në drejtim të kundërt.

Nga përplasja e fortë viktimë ka mbetur vetë Rrapa dhe 3 anëtarë të një familjeje që ndodheshin në makinën tip Toyota, konkretisht Lavdosh dhe Lefteri Begaj, burrë e grua dhe Afërdita Begaj. E moshuara 90 vjeçare Afërdita Begaj vdiq në momentin e përplasjes, dy të tjerë ndërruan jetë rrugës për në spitalin e Gjirokastrës dhe një i katërt humbi jetën sapo hyri në sallën e operacionit.

Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Lavdie Meta dhe Jani Meta të cilët ndodheshin në makinën e tretë që u përfshi në aksident. Të dy janë transportuar fillimisht për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar, por më pas janë nisur drejt Tiranës pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore bëhet e ditur se shkaktuar i aksidentit ka qenë Riza Rrapa që drejtoi Benzin me shpejtësi tej normave të lejuara duke bërë që të humbë kontrollin, por ka ndikur ka qenë lagështia në rruge si pasojë e shiut.

Report TV ka mësuar se Benzi ka ardhur me shpejtësi të lartë dhe pasi ka bërë disa rrokullisje ka përplasur dy mjetet e tjera që duken të shkatërruara.

Lajmi në përditësim

https://www.youtube.com/shorts/i6KEbIMIrXI?feature=share


Ja kush është 42-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në aksident, ishte punonjës i OSHEE-së
Riza Rrapa, 42 vjeç nga fshati Luftinjë i Tepelenës, është një prej katër viktimave si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. 42-vjeçari dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, pasi automjeti tip “Benz” që ia drejtonte u përplas me automjetin tip “Toyota” dhe më pas edhe me një automjet tjetër tip “BMW”.
Aksidenti që rezultoi fatal për katër persona ndodhi rreth orës 19:00, në hyrje të Tepelenës, poshtë kalasë së këtij qyteti. Mësohet se 42-vjeçari Riza Rrapa ishte punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin e Tepelenës. Viktima të këtij aksidenti mbetën edhe shtetasit Lavdosh Bega, 62 vjeç, banues në Memaliaj, Lefteri Bega, rreth 57 vjeçe dhe Afërdita Meta, rreth 85 vjeçe.
Lefteri Bega rezulton të jetë bashkëshortja e drejtuesit të automjetit tip “Toyota”, shtetasit Lavdosh Bega, ndërsa Afërdita Meta është nëna e Lefterisë. Të plagosur rëndë brenda të njëjtit automjet mbetën edhe shtetasit Jani Meta, rreth 60 vjeç dhe Lavdie Meta, rreth 61 vjeçe, të cilët janë të familjarë me tre viktimat e tjera. Të plagosurit rëndë janë transportuar drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë.
Në automjetin e tretë tip “BMW”, i cili qarkullonte pas automjetit tip “Toyota” janë plagosur lehtë tre shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimi paraprak në vendngjarje dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia mbi normën e lejuar nga 42-vjeçari Riza Rrapa, ndërsa lagështia në rrugë ka bërë që automjeti tip “Benz” të dalë nga korsia dhe të përplaset me automjetet e tjera që lëviznin në kahun e kundërt.
Mallakastra News