Ballina Kronika Flet vëllai i Besar Nimanit të vrarë në Gjermani: I gjeta GPS...

Flet vëllai i Besar Nimanit të vrarë në Gjermani: I gjeta GPS në veturë (VIDEO)

Berat Nimani, vëllai i boksierit të vrarë në Gjermani, Besar Nimanit sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e këtij të fundit.

Ai është shprehur se edhe më parë, Besari është sulmuar afër shtëpinë, nga persona të panjohur.

Më pas, ai bëri të ditur se në veturën e të vëllait ka gjetur edhe GPS-së, gjë të cilën e kanë lajmëruar në polici, njofton Klankosova.tv.

“Njëherë është sulmuar afër shtëpisë nga persona të panjohur. Unë e kam gjet GPS-in në veturë, që ishte e ngjitur në magnet edhe Besari e dërgon në polici, ai që të vendos GPS në veturë, ai nuk do diçka të mirë prej teje”, është shprehur ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews