Ballina Sport VIDEO/ Futbollisti shqiptar protagonist në Champions, i realizon gol Barcelonës në Spanjë

VIDEO/ Futbollisti shqiptar protagonist në Champions, i realizon gol Barcelonës në Spanjë

Moment magjik për Amir Rrahmanin. Ish-futbollisti i Partizanit, ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Napolit, në duelin ndaj Barcelonës në transfertë. Përballje kjo e vlefshme për raundin e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, goditi saktë brenda zonës në minutën e 30-të. Një gol në versionin “bomber”, nga futbollisti 30-vjeçar. Vlen të theksohet fakti se goli i Rrahmanit ngushtoi shifrat në 2-1 për skuadrën italiane, që kërkon një mrekulli.

@tn.lajmelokale
@tetovanews