Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar për protestat pro palestineze që kanë ‘shpërthyer’ në kampuset dhe universitetet amerikane.
Kreu i shtëpisë së bardhë ka dënuar tubimet e dhunshme megjithëse tha se protestat paqësore janë një e drejtë legjitime.
“Ne nuk jemi një komb autoritar qe iu mbyll gojën njerëzve por as nuk jemi një vend pa ligje. Protestat paqësore mbrohen, por protestat e dhunshme jo. Vandalizmi, shkelja, thyerja e dritareve, mbyllja e kampuseve, anulimi i orëve të mësimit dhe diplomimit. Asnjë nga këto nuk është një protestë paqësore”, tha Biden.
Antisemitizimi apo fjalimet me urrejtje nuk kanë vend nëpër universitete e as në Shtetet e Bashkuara tha gjithashtu Biden. Protestat e dhunshme pro Palestinës po vijojnë prej javësh në dhjetëra universitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Studentët në universitetin e Kalifornisë u përplasën me forcat e rendit, ndërsa 15 prej tyre mbetën të plagosur. Policia bëri thirrje për tu shpërndarë, por megjithatë ata nuk u bindën. Disa prej tyre u panë me helmeta dhe shami për tu mbrojtur nga gazi lotsjellës.
Forcat speciale tmorën kontrollin e situatës, pasi tensionet arritën kulmin gjatë përleshjeve mes pro-palestinezëve që kanë ngritur çadra për të bllokuar kampusin universitar dhe mbështetësve të popuulit hebre.
Demonstruesit pro palestineze u paralajmëruan se nëse nuk do të heqin çadrat, do të ndiqen penalisht, pasi universiteti i shpalli manifestimet në mbështetje të Gazës të jashtëligjshme. Që prej nisjes së protestave javën e kaluar, në gjithë vendin janë arrestuar afro 1600 personash.
Kampet me tenda nga protestues që u bëjnë thirrje universiteteve që të ndërpresin lidhjet financiare me Izraelin ose kompanitë që mbështesin luftën në Gaza janë përhapur në mbarë vendin në një lëvizje studentore si asnjë tjetër here tjeter./vizionplus.tv/