Avokati Sokol Mëngjesi u dhunuar brutalisht mëngjesin e 29 majit, dhe qëndroi në intubim për një periudhë dyjavore. Dy ditë më parë, avokati është zgjuar nga koma dhe sipas mjekëve ka shpresë që gjendja e tij të përmirësohet.
Ditën e sotme ka reaguar për herë të parë një nga familjarët e tij, konkretisht motra e avokatit e cila shkruan në rrjetet sociale se falenderon çdo person për mbështetjen e treguar ndaj Mëngjesit.
POSTIMI I PLOTË:
Ne emrin e vellait tim te shtrenjte. Ne emer te prinderve te mi heronj. Ne emer te Anxheles se dashur dhe engjejve tane te bekuar, dhe me gjithe qenien time do doja t’ju falenderoja nga zemra cdo njerin prej jush, te njohur e te panjour qe e mbuluat Sokolin me nje mburoje te papershkruar dashurie njerezore, derisa syte e tij te zgjuar u zgjuan nga kjo enderr e keqe.
Zoti ka menyrat e tij per te na provuar egzistencen e gjithefuqishme, nepermjet mrekullive qe ben here pas here me njerezit dhe ai do e ngreje Sokolin ne kembe!
Ne keto dite te kobshme qe kane zgjatur si muaj kemi mesuar se asgje nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurise njerezore qe u derdh mbi te dhe mbi ne ne nje menyre te papershkruar me fjale!
Drita e qirinjve te ndezur ne te kater anet e botes, drita e cdo lutjeje te peshperitur nga buzet e drdhura dhe drita e miresise qofte me ju cdo cast dhe mbreterofte e mira ne jeten dhe ne shpirtin tuaj! E mira nuk humbet!