Ballina Kronika Zjarri shkrumboi mallin që vlente miliona lek, tregtarët në Shkodër apel për...

Zjarri shkrumboi mallin që vlente miliona lek, tregtarët në Shkodër apel për ndihmë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Zjarri i rënë pasditen e djeshme në Shkodër në tregun e rrobave të përdorura, la të shkrumbuar 25 njësi tregtare. Ditën e sotme ku në vendin ku ishte tregu ka mbetur vetëm hiri, dhjetëra tregtarë bëjnë apel për ndihmë, pasi i gjithë malli që ata kishin është djegur.

Ata shprehen se situata është shumë e vështirë pasi me mallin e shkrumbuar që vlente miliona lekë, duhet të siguronin jetesën dhe të mbanin familjet.

“Tregtoj prej 20 e ca vitesh. Kemi pasur miliona lekë mall. Shkaqet e zjarrit nuk i dimë. Ne ishim në shtëpi. Ç’më duhet shkaku kur më është shkrumbuar gjithçka. Shteti duhet të bëjë tregun e të na thotë e keni këtu. Ku ishte shteti kur u detyruam në të hynim aty?”, shprehet një tregtare.

“Kemi shtëpi kemi familje dhe ata duam bukë. Shteti i do dritat e ujin”, thotë një tjetër.