Ballina Bota Spitali turk mban “peng” 68-vjeçarin deri sa pagoi faturën 41 000 paund,...

Spitali turk mban “peng” 68-vjeçarin deri sa pagoi faturën 41 000 paund, vajza e pacientit flet për mediat britanike

Malcolm Stocker, 68 vjeç është diagnostikuar me pneumoni dhe prej një muaji ka qenë në repartin e kujdesit intensiv në Spitalin Ahu, në Turqi. Familja e 68-vjeçarit pretendojnë se ai po mbahet peng nga spitali derisa të paguhet fatura e tij mjekësore prej 41,000 paund.

“Është zemërthyese të shoh babin tim të shtrirë në spital dhe kaq të pafuqishëm. Ai nuk e di vërtet se ku është dhe mendon se është në një anije lundrimi. Ai ka dalë nga koma e shkaktuar për një kohë. Thjesht duam ta kthejmë në shtëpi, por derisa të paguajmë spitalin ata refuzojnë t’i kthejnë pasaportën dhe kërkojnë që ne të paguajmë 20,000 £. Vëllai im Lee është në spital dhe ata i thanë se nuk e vlerësonim sa duhet dhe se i kishin shpëtuar jetën. Ne vlerësojmë gjithçka që ata kanë bërë, por tani gjithçka që ata bëjnë është të kërkojnë që ne të paguajmë faturën mjekësore”, tha vajza e tij 37-vjeçare Emma-Jane Stocker

Babai i tre fëmijëve, Z. Stocker, u dehidratua gjatë një qëndrimi dy-javor me të dashurën e tij Jane në resortin bregdetar të Icmeler. Fillimisht pati shqetësime me stomakun e më pas ai u shtrua në spital ku u diagnostikua me pneumoni dhe ai u vendos në koma mjekësore dhe u intubua.

Zonja Stocker, nënë e një fëmije, kontaktoi Ambasadën Britanike në Turqi për të parë nëse ata mund të ndihmonin, por iu tha se duhet të konsideronte të hapte një faqe GoFundMe për të mbledhur para për një fluturim evakuimi mjekësor për në MB.

Vajza e Malcolm pretendon se spitali nuk i kishte dhënë akses tek asnjë nga mjekët e tij./vizionplus.tv