Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur me thikë sot në Zllakuqan të Lipjanit, derisa dy persona janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve.
Personi i plagosur është dërguar në Emergjencë.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla i tha Gazetës Express se gjendja e tij është stabile.
“Gjendja e tij është stabile. Është trajtuar në Emergjencë ku janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe e kemi transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtejshëm”, tha Syla.
Ai bëri të ditur se i plagosuri është i lindur në vitin 2009. /GazetaExpress/