Ballina Kronika U përplas nga makina pak ditë më parë, ndërron jetë shqiptarja në...

U përplas nga makina pak ditë më parë, ndërron jetë shqiptarja në Itali

Amela Drini, me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali, në komunën e Follina-s.

Sipas mediave të huaja, Drini u përplas nga makina më 13 mars. Menjëherë pas aksidentit u dërgua në spital por pavarësisht ndihmës, nuk arriti t’ia dilte dhe ndërroi jetë ditën e djeshme, 20 mars.

Mësohet se shkak i tragjedisë me sa duket ishte fushë-pamja e dobët dhe shiu i rrëmbyeshëm atë mbrëmje, i cili nuk e lejoi shoferin të shmangte përplasjen me 50-vjeçaren, e cila jetonte pak hapa larg vendit ku ndodhi aksidenti, në via Sofia Da Camino.

50-vjeçarja mori një goditje fatale në kokë dhe qëndroi në reanimacion në terapi intensive për një javë, por fatkeqësisht ditën e djeshme mbylli sytë përgjithmonë.

Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit (Mars 2025)