Duhet ta pranojmë se nëse edhe vetëm për një ditë, interneti do të ndërpritej ne të gjithë do të marroseshim.
Megjithatë, ndikimi mbi ekonominë dhe shoqërinë do të ishte minimal. Madje për disa njerëz do të ishte pozitiv, siç e shpjegojnë disa studime të mbledhura nga BBC!
Skenari jo kaq katastrofik nuk është edhe aq absurd.
Një sulm nga hakerët mbi infrastrukturën e rrjetit mund të nxjerrë jashtë lojë ruterin, ose mund të dëmtojë kavot nënujore që transportojnë të dhënat e internetit mes kontinenteve.
Ata nuk janë të pashkatërrueshëm dhe siç ka ndodhur në vitin 2008 në Lindjen e Mesme, Indi dhe në Juglindjen aziatike mund të thyhen.
Interneti mund të mos funksionojë për motive politike.
Disa shtete e kanë “shuar” infrastrukturën e rrjetit duke mos lejuar internet në vendet përkatëse, por jo më një ndërprerës në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Ndodhi në Egjipt gjatë Pranverës Arabe në vitin 2011 dhe vonë në Turqi dhe Iran.
Mund të ndodhë në Kinë, ku interneti punon vetëm pjesërisht dhe disa senatorë amerikanë kërkojnë që kjo të jetë e mundur edhe në Amerikë.
Nga hapësira
Hipoteza famëkeqe vjen nga një stuhi diellore që duke dëmtuar rrjetet elektrike do të provokonte dëme në miliarda euro, do të mundësonte vdekjen e rreth 300 milionë njerëzve në pak vite dhe do të na zhvendoste në vitet 1800. Në atë rast interneti do të ishte i fundit ndër probleme. Po u hoq kjo hipotezë, nëse njëra nga të tjerat do të verifikohej çfarë do të ndodhte me ekonominë botërore?
Në vitin 2008 departamenti i sigurimit kombëtar të USA-s ia kërkoi Scott Borg-ut, drejtor i Cyber Concequences Unit të USA-s, një institut që bën vlerësime mbi pasojat strategjike dhe ekonomike për sulme të mundshme informatike dhe fizike në rrjet. Brenda 4 ditëve eliminohen dëmet.
Borg analizoi efektet ekonomike të prodhuara nga ndërprerjet e ndodhura në Amerikë nga viti 2000 e këtej.
Duke studiuar statistikat ekonomike dhe raportet financiare tremujore të 20 shoqërive që ishin goditur nga kjo dukuri, doli se ndikimi në financë ishte jo domethënës.
Të punosh ngadalë.
“Ata që e kanë pësuar kryesisht më shumë hotele, shoqëri ajrore nuk kanë patur humbje të tepërta. Punonjësit vazhduan të punojnë njësoj, thjesht duke e dorëzuar punën dy ose tri ditë me vonesë, – u shpreh Borg. Asnjë efekt. Ekonomia jonë është e organizuar për të amortizuar një fundjavë ose një javë të gjatë pushimesh”.
Në disa raste u vu re një rritje e produktivitetit.
Në një studim tjetër Borg-u dhe kolegët e tij analizuan në fakt çfarë kishte ndodhur në një shoqëri që pati ndërprerje të internetit për 4 orë: punonjësit bënë punë që normalisht i kishin shtyrë në kohë, p.sh duke kryer praktika burokratike.
“Nuk ka arsye të mendohet që kjo s’mund të aplikohet në të gjithë ekonominë, aeroplanët do të vazhdonin të fluturonin edhe pa internet, po kështu e trenat dhe autobusët. Problemi do të lindte në ndërprerje më të gjata, pasi në ato raste përfshihet edhe logjistika, firmat do të gjendeshin në vështirësi. Nuk do të kishte plane B, asnjë sipërmarrje nuk ka parashikuar një ngjarje të tillë”.
Çfarë pune bëni?
Ndërprerja e rrjetit do të bënte të ishit më të pranishëm në sipërmarrjet e vogla dhe për punonjësit.
Në vitin 1998, 90% e 50 milionë biperave (paraardhësit e celularëve) në SHBA pushuan së funksionuari nga një dëmtim satelitor.
Në ditët e mëvonshme u intervistuan 250 persona në Los Angeles dhe reagimet ishin të ndryshme në varësi të statusit socio-ekonomik të gjithësecilit.
Personat e shtresës së mesme – të lartë me detyra jo manaxheriale ose profesionale nuk kanë patur probleme. Zanatçinjtë, për shembull hidraulikët mbetën të papunë për disa ditë, sepse i merrnin punët e tyre falë këtyre aparateve.
Social në kuptimin e vërtetë të fjalës
Nëse reagimi nga humbja e internetit varet nga statusi socio-ekonomik, ankthi i “black out-it” godet të gjithë në mënyrë jo diskriminuese.
“Interneti është projektuar për të na vënë në komunikim”, pohon Hancock, docent në universitetin Standford.
“Jemi të mësuar për t’u lidhur me këdo, kudo dhe në çdo moment. Na shqetëson ideja të mos e bëjmë”.
Në vitin 1975 një zjarr në New York Telephone Company ndërpreu shërbimin telefonik në një zonë prej 300 blloqesh në Manhatan për 23 ditë.
Në një sondazh të bërë mbi 190 persona, pasi linjat ishin ndërprerë nxori një të dhënë: 80% e të intervistuarve vuanin faktin e të mos folurit me familjarët e me miqtë. 65% e të intervistuarve u shprehën se ndiheshin të izoluar, 75% e tyre tha se ndiheshin të qetë kur morën vesh se shërbimi ishte rregulluar.
Sipas studiuesit kjo hedh poshtë një mit: besimi se personat pa celularë smart do të bëheshin më socialë dhe do të lidheshin me miqtë dhe familjarët.
“Unë nuk mendoj kështu”, tha William Dutton, docent në Michigan State University.
“Pjesa më e madhe e personave socialë janë në të vërtetë më të hapur nga ata që nuk e përdorin internetin”.
Stine Lomborg, kërkues në universitetin e Kopenhagenit bie dakord.
“Nuk është e vërtetë që në ndalesën e autobusit pa telefon do të ishim të prirur për të folur me të huajt”. “Humbja e rrjetit i bën njerëzit më shoqërorë në situata specifike, p.sh duke i detyruar kolegët të flasin me njëri-tjetrin, sesa të dërgojnë vetëm email, por vetë përvoja e ndërlikuar rrezikon të sjellë ankth”. Ndoshta për këtë arsye asnjëri prej nesh nuk do të donte ta eksperimentonte.