Ballina Shëndeti Receta natyrale për të trajtuar problemet e ndryshme të lëkurës

Receta natyrale për të trajtuar problemet e ndryshme të lëkurës

Statistikat kanë treguar se 95% e njerëzve në planetin tonë kanë problem me aknet në një moment të caktuar në jetën e tyre.

Aknet dhe papërsosmëritë e tjera të lëkurës mund të provokohen nga dhjetëra shkaqe të ndryshme – nisur nga shprehitë tuaja të të ushqyerit deri tek përdorimi i produkteve të gabuara të kujdesit të lëkurës.

Deri sot, askush nuk e ka zbuluar ilaçin universal për të shëruar lëkurën tuaj një herë e përgjithmonë, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë, ka disa trajtime natyrale me të vërtetë efektive që mund t’ju ndihmojnë të keni lëkurë të shëndetshme pa përdorur ndonjë mjet kimik ose kirurgjik.

Qeskat e zeza nën sy

Shafran + Lëng ananasi

Shafrani i Indisë mund të ndihmojë që të minimizoni qeskat e zeza nën sy duke prodhuar efekt anti-oksidues dhe anti-inflamator në lëkurën tuaj.

Si të përgatsni maskën për të hequr qafe qeskat e zeza nën sy?

Merrni dy lugë gjelle pluhur shafran të Indisë dhe dy lugë gjelle lëng ananasi dhe përzieni ato për të bërë një pastë homogjene.
Aplikoni këtë pastë në zonën nën sytë tuaj dhe lini të qëndrojë për rreth 10 minuta.
Pastrojeni fytyrën me një pëlhurë të butë.
Përsëriteni procedurën çdo ditë derisa të shihni rezultatet.
Kjo maskë do të bëjë lëkurën nën sytë tuaj më të butë.

Djegiet dhe inflamacionet e lëkurës

Avokadot

Avokadot përmbajnë vitaminën A, D dhe E që ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së djegur nga dielli, rritjen e prodhimit të kolagjenit dhe zvogëlimin e inflamacioneve të lëkurës.

Maska e fytyrës me avokado është si më poshtë:

Merrni gjysmën e avokados dhe shtypeni me një pirun.

Më pas, shtoni dy lugë ujë të nxehtë dhe përziejeni mirë këtë masë.

Aplikoni maskën në zonat e prekura me një furçë dhe mbajeni në fytyrë për 10 minuta. Në fund, shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Nëse keni lëkurë të thatë ose të ndjeshme, duhet të shtoni një lugë mjaltë në këtë maskë.

Aknet

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës përmban acid acetik ashtu si kalium dhe magnez.

Është një agjent i fuqishëm detoksifikues me veti anti-bakteriale dhe anti-fungale që mund t’ju ndihmojnë t’i tejkaloni problemet e akneve nëse përdorni pastruesin e fytyrës si më poshtë.

Merrni një lugë gjelle uthull molle dhe përziejeni me dy-tre lugë gjelle ujë të filtruar ose të distiluar.

Aplikoni përzierjen në lëkurën tuaj me pambuk, pas larjes së fytyrës paraprakisht.

Prisni derisa të thahet në fytyrë. Ju mund të përdorni produkte të tjera për kujdesin e lëkurës pas aplikimit të këtij pastruesi.

Aplikojeni këtë tretman dy herë në ditë ose çdo herë pas larjes së fytyrës tuaj.