Në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi për lëndën “300” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku i akuzuar është ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski.
Kjo lëndë ka të bëjë me blerjen e 300 automjeteve për nevojat e MPB-së.
Në seancën e mëparshme dëshmitarët sqaruan situatën me blerjen e automjeteve. Këta dëshmitarë ishin anëtarë të Komisionit për blerjen e automjeteve.
Sipas akuzës, Popovski e ka dëmtuar buxhetin e shtetit me mbi 400 mijë euro.
Gjithashtu, do të mbahet seanca e radhës për lëndën “Shuplakat”, që ka të bëjë me dhunën në komunën Qendër. Të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, dhe disa të tjerë./am/