Jashar Demiri
NJE INTERVISTE E CILA KA BERE QE NJEREZ TE PANJOHUR TE ME DERGOJNE LEKE SI TE ISHA UNE NDONJE SHENJTOR..Hahaha..i falenderoj te gjithe,por do te doja t’i di kush jane keta njerez te cilet tregojne se m’i kane cuar me shpirt..
Nje qytetar ne Tetove,vitin e kaluar,tek lokali qe dikur quhej”Ali Baba”, kur mori vesh se kush isha, u ngrit,me futi 50 E ne xhep,gati si me zor,pagoi edhe kafet e tryezes ku isha bashke me ciftin Liman e Lumnie Telaku per promovimin e librit “Psikolog per vete” dhe iku duke me thene ngrohtesisht tek veshi:”para 30 vitesh,kam lexuar librin tend”Edukata seksuale” dhe jam mahnitur, me ka sjellur lumturine..ai liber..tani degjoj pothuajse cdo dite zerin tend qe na ka sjellur..qe ma ka shpetuar djalin tone nga ankthi..
Mbaje se ai zeri yt dhe i kengetares Anife Sefullai do jetojne per neve nder breza,me shekuj..”Iu luta qe te ulej e te me thoshte se kush ishte,por ai me perqafoi dhe iku nxitimthi me makinen e vet luksoze..Me vjen inate pse nuk ia mbajta mend targen e makines qe ta gjeja..As kamarieret nuk e njihnin,me thane qe ishte targe e Shkupit.Nuk mundem asgje tjeter te bej per keta..vetem t’i lutem Zotit qe te jua shperbleje ketyre njerezeve,kudo qe ata jane..