Hoxha i xhamisë së Lagjes së Trimave në Kumanovë, Eljasa Mahmudi i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit Naip Rexhepi nga Kumanova i cili sonte u vra nga incidenti i armatosur në Reçicë të Vogël në Tetovë.
Ai poashtu në rrjetin e tij social thotë që me të ndjerin Naip Rexhepi është takuar për së fundi herë sot në namazin e Sabahut.
“All-llahu e mëshiroftë muteveliun e Xhamisë së Re të Kumanovës, Naip Bellanoca!
Familjes së të ndjerit i shprehi ngushëllime në këto çaste të rënda dhe të vështira, duke e lutur All-llahun t’ju forcojë me durim dhe me të dashurin tuaj t’ju takojë në Xhennet! Amin!
Takimi im i fundit me Naipin ishte sot në Namazit e Sabahut në xhami”, shkruan Eljasa Mahmudi./tetovasot