Ronda është një qytet në krahinën spanjolle Malaga, me një popullsi prej rreth 35.000 banorësh, që ndodhet rreth 100 kilometra në perëndim të qytetit Malaga.
Në këtë qytet për herë të parë janë vendosur Keltët, të cilët në shekullin e 6-të para erës sonë e kishin quajtur Arunda, ndërsa më vonë në afërsi të tij ishin vendosur kolonët fenikas ku patën themeluar qytetin Acinipo, i njohur nga vendorët si Ronda la Vieja, Arunda ose Ronda e Vjetër.
Qyteti i tanishëm është pak më modern, që do të thotë se ndërtesat më të vjetra janë me prejardhje romake që nga koha e Scipio Plakut.
Ronda ndodhet në një zonë malore në një lartësi mbidetare prej rreth 750 metrash, ndërsa pjesa më e famshme e qytetit është kanioni i pjerrët rreth 100 metra i thellë, El Tajo i gërryer nga lumi Guadalevin, i cili rrjedh përmes qytetit duke e ndarë atë në mes.
Pjesët e ndara të qytetit lidhen me 3 ura: Puente Romano, Puente Viejo dhe Puente Nuevo. Prej tyre më e larta është Puente Nuevo, e cila është më shumë se 120 metra e lartë.
Shekuj me radhë Ronda ka tërhequr mijëra turistë.