Regjisori i madh çek, Millosh Forman, i njohur per filmat e tij, disa nga te cilet kane rrembyer nje sere cmimesh oskar, perfshire te famshmin “ Amadeus“, ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare.
E shoqja tha se Forman vdiq në qetësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i rrethuar gjatë gjithë kohës për familjarëve dhe miqve të vet të ngushtë.
Regjisori me famë botërore u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në periudhën e komunizmit në Çeki, duke pranuar më pas shtetësinë amerikane. i ati i Forman kishte qenë anëtar i një grupi të rezistencës kundër pushtimit.
Të dy prindërit e tij, siç do të tregohej me pas në biografinë e vet zyrtare, vdiqën ne kampet naziste të përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Majat e famës Forman do t’i prekte në 1975-sën me “One Flew Over the Cuckoo’s Nest,” . Filmi ku interpretonin Jack Nicholson dhe Louise Fletcher fitoi pesë çmime Oskar, përfshirë atë të regjisë dhe figurës më të mirë, duke u bërë i dyti film në histori që merrte çmime në të pestë kategoritë e Academy Awards.
Për ekspertët, Formani gjente në çdo histori universalen e eksperiencës njerëzore duke i lejuar publikut të gjejë vetveten tek përpjekjet e tij për liri të shprehjes dhe vetëpërcaktim./TCH/