Steve Lough, që dikur punonte në cirk, tani po garon si i nominuar nga Partia Demokratike në Karolinën Jugore.
Faqja e tij në internet është e regjistruar nën domenin, clownforcongress.com (palaçoja për kongres), dhe ku shihen fotot e tij me grim dhe tesha palaçoje.
Ndërsa slogani i tij është “Aim High! Vote Lough!” (Syno Lartë, voto Lough), është një lojë fonetike pasi mbiemri i tij Lough, shqiptohet në anglisht njëjtë sikur fjala “low” (poshtë), njofton Klan Kosova.
Ai ka deklaruar se çështjet kryesore me të cilat synon të merret janë; ligjet për ndalimin e blerjes së armëve dhe sigurimi shëndetësor për të gjithë.