Një nënë 60-vjeçare në Tiranë ka bërë një denoncim në polici për t’i gjetur vajzën e saj 28 vjeçe, e cila ndodhej në Gjermani, po prej 20 ditësh, nuk kishte asnjë me kontakt me familjen.
Policia e Tiranës ka nisur kërkimet për gjetjen e vajzës me iniciale F.Sh pas kallëzimit të bërë nga e ëma e saj, L.Sh, ditën e shtunë, më 28 prill 2018.
“Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë./sn/