Ekipet e kërkimit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pajetë të policit të dytë Armend Trena. Policia e Kosovës e ka konfirmuar se është gjetur një turp i pajetë në lum, ai i përket policit të dytë të zhdukur.
Banorët e kanë parë trupin e pajetë të policit të zhdukur derisa sa kanë njoftuar menjëherë ekipet e kërkimit që kërkonin në lumin Lepenc.
“Kur e kam pa prej së largu tu ardh mbi lumin Lepenc, atje përmi urë e kam pa për mjedis ujit duke ardhur, tani i kam tregu vëllaut se jam sëmut prej këmbe, tani vëllau i ka tregu policisë dhe FSK’së”, tha një dëshmitar.
“Ngushëlloj familjen së pari, ne kemi qenë tu ndejt me vëlluan dhe një kushëri, sapo kanë shku Ushtria dhe ekipet e kërkimit këtu teposhtë, vëllau ka ardhur ka thënë kshyr diçka se është tu ardhën, si e kam pa e kam ditë se është njeri, e kam përcjell kufomën dhe ju kam bërtitur zhytësve se ja ku është kufoma, ka dal njëri e ka kap, kam shku deri te shtëpia e kam marr një mbuloj dhe ja kam dhënë për të mbuluar trupin e pajetë”, tha tjetri dëshmitar.
Dy policët, derisa po lëviznin me veturë zyrtare, kishin devijuar rrugën dhe kishin rënë nga ura, e cila ndodhet rreth 150 metra e lartë, mbi lumin Lepenc.