Grindjes për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë nuk po i duket fundi. Konflikti është kryesisht ideologjik. Një grup antropologësh nga të dy vendet lufton kundër kësaj duke përdorur si armë kontaktet dhe shkencën.
Kur dy kryeministrat e vendeve të Ballkanit u takuan së fundi në kryeqytetin maqedonas Shkup, i pranishëm ishte edhe presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk. Në kohët kur marrëdhëniet me Rusinë kanë arritur kulmin kritik, vendet e Ballkanit janë duke u bërë gjithnjë e më interesante. Qëllimi, rritja e lidhjeve me perëndimin dhe stabilizimi i rajonit, në të cilin klima pëcaktohet vazhdimisht nga konfliktet e interesave politike. Kujtimet nga kohërat e Luftës së Ftohtë përzihen këtu me lidhjen e fortë të Ballkanit me Turqinë, krizën e dytë të madhe të BE-së.
Tusku e lëvdoi mikpritësin, Maqedoninë, e cila që prej zgjedhjes së socialdemokratit Zoran Zaev kryeministër i vendit, është duke është duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje në konfliktin e vazhdueshëm me vendin fqinjë, Greqinë. Për Shkupin janë në lojë shumë gjëra. P.sh. anëtarësimi i mundshëm në BE dhe NATO, dhe si Maqedonia ashtu edhe Brukseli shpresojnë të përfitojnë nga njëri-tjetri. Për ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, i rëndësishëm është zhvillimi ekonomik. Brukseli do që ta ofrojë për vete ish-vendin socialist, të cilit i ka hedhur dorën e miqësisë edhe Moska: Greqia bllokon pranimin e Maqedonisë në institucionet perëndimore, sa kohë që fqinji verior nuk heq dorë nga emri që mban aktualisht.
Realiteti i përjetuar kundër arsyes së shtetit
Ioannis Manos është grek. Profesori i antropologjisë në Selanik, ka lindur në Follorinë, një qytet i vogël në provincën greko-veriore të Maqedonisë. Disa metra më tutje ndodhet kufiri me Republikën e Maqedonisë. Për të emri është fyerje, është vjedhje e kulturës dhe e historisë greke, gjë që shoqërohet nga nacionalistët maqedonas shpesh me pretendime për territore që ndodhen në territoret shtetërore greke.
Manos bashkëpunon që prej 20 vjetësh me Institutin e Antropologjisë në Shkup. Këtë ai e bën jo zyrtarisht, sepse pjesa më e madhe e bashkëpunimit publik midis dy vendeve është ndërprerë. Dhe në të njëjtën kohë që në Shkup zhvillohej takimi i nivelit të lartë ballkanik, aty u mbajt për herë të 16-të një konferencë me studentë nga gjithë territoret e Ballkanit dhe Greqia. Synimi kryesor ishte kontakti midis njerëzve, për t’iu kundërvënë diskutimeve të ngurta, emocionale, nacionaliste të vendeve pjesëmarrëse. Kur Manos dëgjon në një restorant të Shkupit muzikë tradicionale maqedonase, ai fillon të këndojë edhe vetë, në maqedonisht. “Këto këngë i njoh që kur kam qenë fëmijë. Edhe në Follorinë i kemi kënduar,” thotë ai.
Ndërkohë që në grindja në media zhvillohet kryesisht në nivel ideologjik, shumë gjëra të përbashkëta në kulturën dhe historinë e përbashkët, mbeten pa u vënë re. Po Ioannis Manos mendon se pikërisht këtu ndodhet potenciali për zgjidhjen e konfliktit. “Përvojat tona kanë treguar se ato elemente që na bashkojnë janë shumë më tepër se ato që na ndajnë. Nëse e vendosim fokusin tek ngjashmëritë, atëherë mund t’i kapërcejmë shumë kollaj problemet që bllokojnë rrugën e zgjidhjes”.
Maqedonia dëshiron stabilitet
Por me to nuk merret njeri. Prandaj Manos nuk mendon që grindja për çështjen e emrit do të zgjidhet që këtë vit. Shumë pengesa nuk lejojnë gjetjen e kompromisit. Në këtë pikë vendet nuk janë njësoj. Sondazhet tregojnë se 63 përqind e maqedonasve dëshirojnë një zgjidhje të menjëhershme. Ndërkohë që 61 përqind e grekëve nuk e pranojnë përdorimin e emrit “Maqedoni” nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Kështu thotë një 27-vjeçare në Selanik. “Ata nuk kanë të drejtë të quhen Maqedoni. As Maqedoni e Re, as Maqedoni e Veriut.”
Për një taksixhi 42-vjeçar nga Shkupi konflikti nuk luan ndonjë rol. Ai është baba i tre fëmijëve dhe vuan nga problemet sociale dhe ekonomike në vend. A do ta përmirësonte pranimi në BE dhe në NATO situatën e papunësisë në vend, ai nuk e di. Besimi në politik është i pakët. Më parë ai punonte si shofer në ministrinë e Drejtësisë, me rrogë 250 euro në muaj. Po pa qenë anëtar partie nuk mund të mbash poste në shërbimin publik. Prandaj me pranimin në BE ai shpreson për më shumë transparencë: “Për mua nuk ka rëndësi nëse ne e ndërrojmë emrin. Unë dua të ardhme për familjen.”
Kundër ideologjive paralizuese
Manos dhe studentët e tij priten me përzermësi në Shkup ku shkojnë për t’u takuar me studentë nga i gjithë rajoni. “Shumë gjëra këtu të kujtojnë Greqinë, edhe njerëzit,” shpjegon një pjesëtare e konferencës, e cila vjen për herë të parë në Maqedoni. “Kur i tregova një burri në rrugë se jemi nga Selaniku, më erdhi turp për konfliktin që ekziston mes nesh”.
Ljupcco Risteski, profesor i antropologjisë nga Shkupi nuk çuditet. Pengesat janë kryesisht nga politika, pengesa që nuk lejojnë afrimin midis Greqisë dhe Maqedonisë, por edhe midis vendeve të tjera të Ballkanit. Prandaj politikanët i kanë halë në sy antropologët: “Shkenca jonë keqtrajtohet në shoqëritë ballkanike, dhe kjo nuk është pa shkak. Në televizionin shtetëror maqedonas u dhanë udhëzime që degë të tilla të mos studiohen. Ne antropologët studiojmë krijimin e identitetit dhe ne shpesh jemi kritikë, kur qeveritë e përdorin këtë proces në favor të vetes”.
Prandaj nuk duhet të çuditet njeri kur zbulime antropologjike për të përbashkëtat kulturore të të dy vendeve nuk merren parasysh në konfliktin e vazhdueshëm. Por ato janë që mund të sjellin përparime në situatën e bllokuar.
DW