Ballina Aktualitet Lajme Maqedoni, 26 parti politike nuk do të marrin para nga buxheti shtetëror

Maqedoni, 26 parti politike nuk do të marrin para nga buxheti shtetëror

26 parti politike në Maqedoni janë shlyer nga regjistri për të përfituar financimin vjetor nga buxheti i shtetit. Nga Ministria e Drejtësisë theksuan se kjo ka ndodhur pasi që Enti Shtetëror për Revizion ka sjellë vendim për ndalimin e pagesës së mjeteve për partitë që nuk kanë dorëzuar raport nga regjistri për pranimin e donacioneve, nuk kanë dorëzuar llogarinë vjetore ose raport financiar.

Vendimi është firmosur më 25 prill nga ana e ministrit të dorëhequr Bilen Saliji.

Mes partive janë edhe ato në pushtet si Partia Liberal Demokrate dhe Partia për Emancipimin e Romëve, ndërsa pjesa më e madhe janë parti opozitare. Çdo vit 0,06 për qind nga të ardhurat burimore të buxhetit shtetëror ndahen për financimin e partive politike. Për vitin 2018 kjo nënkupton mbi 1,8 milionë euro. Më shumë para përfitojnë partitë që kanë marrë më shumë vota..am.

@tn.lajmelokale
@tetovanews