Një histori më vete dhe në fund një kryevepër! U deshën mijëra njerëz dhe 27 muaj për të ndërtuar një urë prej 19 km që lidh Krimenë me Federatën Ruse. Kështu u zbulua projekti titanik i ndërtimit.
Ura e Krimesë u hap këtë javë për automjetet. Videoja u prodhua nga pamjet e fotografuara gjatë muajve të ndërtimit.
Ndërsa ura tashmë është funksionale, ende nuk është përfunduar. Pjesa e dytë, e cila është menduar për trenat, është ende në ndërtim e sipër dhe do të jetë gati vitin e ardhshëm.
Megjithatë, presidenti Vladimir Putin, nuk ka duruar, por i hipur mbi një kamion, ka përshkruar urën, duke vulosur edhe një herë aneksimin e “tortës” së quajtur Krime.