Një ditë pas protestës, rreth 20 protestues janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga ana e policisë.
Mësohet se policia akuzon protestuesit për hedhjen e tymueseve dhe kundërshtimin e efektivëve gjatë protestës së organizuar nga PD.
Kujtojmë se ditën e djeshme një sërë protestuesish u përplasën me policinë e shtetit. 11 efektivë të policisë u dërguan në spital për mjekimin e plagëve të lehta, ndërsa nga ana e protestuesve pati të lënduar gjithashtu.
Rasti më flagrant ka qenë ai i kryeredaktorit të gazetës Rilindja Demokratike Bledi Kasmi, i cili u gjakos në kokë.