Në vitin 2017 në Maqedoni kanë diplomuar 8.545 studentë në studimet deridiplomike, në shkollat e larta dhe në fakultete, që në krahasim me vitin 2016 rritja është për 3,6%, njoftojnë nga Enti shtetëror për statistika.
Gjegjësisht në universitetet shtetërore kanë diplomuar, 6,460 studentë, në ato private 2.045 studentë dhe në fakultetet që studiojnë relegjionin-teologjinë 40 studentë.
Nga të diplomuarit, 82.1% kanë qenë studentë të rregullt, kurse 17,9% të çrregulltë. Përqindja e studentëve të diplomuar është 57,5%. Në afat kohor të planifikuar kanë diplomuar 38.6%, kurse 61.4% kanë diplomuar pas afatatit të paraparë, gjegjësisht me vonesë./tv21/