Ministrat e Punëve të Jashtme e kanë kryer pjesën e tyre të punës, kurse bisedimet vazhdojnë në nivel ekspertësh, kur do të mbarojnë edhe këto, tekstet e marrëveshjes do të jenë në duar të kryeministrave për marrëveshje përfundimtare, ka deklaruar Nikos Kocias, ministër i Punëve të Jashtme i Greqisë.
Kocias ka shtuar se pasi të zgjidhen çështjet teknike dhe juridike nga ekspertët, gjithçka me pas kalon te kryeministrat, të cilët do të bisedojnë dhe do të arrijnë marrëveshjen përfundimtare.