Ballina Aktualitet Kosovë Largohen me dhunë protestuesit shqiptarë, arrijnë pelegrinët serbë te vendi i krimit

Largohen me dhunë protestuesit shqiptarë, arrijnë pelegrinët serbë te vendi i krimit

Në Pjeterq, para pak minutash Policia largoi me dhunë protestuesit shqiptarë, ndërsa tani kanë mbërritur serbët në vendin e krimit.

Paraprakisht, në fshatin Pjeterq i Epërm, në Klinë, banorët kanë dalë për të protestuar ardhjen e disa serbëve në kishën e ndërtuar, sipas banorëve, në kohën e Millosheviqit, në vitin 1992.

“Kisha është ndërtuar në masa të dhunshme. Nuk ka pasur kishë kurrë. Vitin e kaluar kanë ardhur 7 apo 8 serbë dhe i kanë rrah 2 policë. Janë zhvesh edhe kanë kënduar këngë çetnike në pike të ditës. Të vrarë gjatë luftës në Kosovë janë 15 persona. “Me prekë në gjak edhe me ardhë me na provoku nuk lejojmë”, ka thënë për Kohën Dtiore, Islam Zeneli, të cilit i është vrarë djali gjatë luftës.

Sipas banorëve nga ky fshat janë të vrarë 15 shqiptarë në vitin 1999.

Në ndërkohë, po pritet që serbët të vijnë aty pas pak.

Koha Ditore raporton se Policia po bënë lutje ndaj banorëve të lirojnë hapësirën ku serbët do kryejnë ritet, ndërkaq, banorët vazhdojnë të refuzojnë.

Ismet Jagoda, kryetar i fshatit ka thënë “Po na provokojnë çdo vit, këtë vit kemi vendos mos me i leju. I kemi njoftuar policinë që mos me i leju, por kanë prap kanë ardhë. Jemi të vendosur mos me lëshu pe”.

Artikulli paraprakKOCIAS: MARRËVESHJA PËR EMRIN ËSHTË NË DUART E ZAEVIT E CIPRASIT
Artikulli tjetërE FUNDIT: U tentua të kidnapohet Milaim Zeka