Nëndetëset e klasit Seawolf kanë qenë të projektuara si nëndetëset më të mira që ndonjëherë janë prodhuar nga SHBA-të.
E paraparë të jetë pasardhësja e klasit Los Angeles dhe të mbajë SHBA-të si lidere të luftërave në det, ky klas i nëndetëseve ka pasur edhe kosto të madhe por edhe rol kyç në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, transmeton Telegrafi.
Edhe pse vazhdojnë edhe sot të konsiderohen si nëndetëset më të mira që ndonjëherë janë prodhuar, ato kurrë nuk e kanë arritur numrin e planifikuar të prodhimit.
Në fund të viteve të ’70-ta, marina amerikane ishte ballafaquar me një krizë. Bashkimi Sovjetik në vitin 1980 pati pranuar informacione nga spiunët, se marina mund të ndjek nëndetëset me raketat që lundrojnë nën ujë.
Si rezultat i kësaj, Bashkimi Sovjetik filloi të prodhojë makineri që mund të prodhojnë raketa më të mirë që lundrojnë në ujë. Kështu në vitin 1981, kompania japoneze Toshiba ua shiti makineritë për përpunimin e metalit përmes korporatës norvegjeze Kongsberg.