Ballina Aktualitet Lajme EMRI, KU DALLOJNË PALËT NEGOCIATORE? MUHAMEDI: EDHE SHQIPTARËT DUHET TË REDAKTOJNË DRAFTIN...

EMRI, KU DALLOJNË PALËT NEGOCIATORE? MUHAMEDI: EDHE SHQIPTARËT DUHET TË REDAKTOJNË DRAFTIN (VIDEO)

Përpara se të bihet dakord për emrin e mundshëm të shtetit, duhet që në radhë të parë i njëjti të analizohet brenda Maqedonisë. Kështu konsideron analisti Nijazi Muhamedi. Sipas tij, ekziston një disbalans i theksuar në mes palës greke dhe asaj maqedonase kur vjen në shprehje angazhimi i ekspertëve rreth kësaj marrëveshjeje. Sipas tij rreth 60 ekspertë grekë janë angazhuar për këtë çështje. Ndërkaq vendimet e tyre vetëm se aprovohen nga 5-6 ekspertë maqedonas.

“Unë do t’i rekomandoja grupit negociator maqedonas, pikërisht Zaevit, që në leximin e këtij drafti të marrëveshjes, nëse nuk duan të kenë probleme mëtutje, ku shqiptarët do të jenë faktor abolut për pranimin ose hedhjen poshtë. Ta redaktojmë nga pala maqedonase, në bashkarisht, ku na prek ne, ku i prek ata dhe pastaj viz-a-vi grekëve tu dalim me argumente”, tha Nijazi Muhamedi, analist.

Sipas Muhamedit, do të ishte vendim i shpejtuar nëse propozimi “Republika Veriore e Maqedonisë” do të miratohej në kuvend dhe pastaj do të kalonte në referendum. Nga ana tjetër, analisti Petar Arsovski thotë se përpjekjet e ndërtimit të një shoqerie multietnike janë shumë më e rëndësishme se sa referencat gjeografike të emrit të ri.

“Mendoj se përparimi i ligjit të gjuhëve, theksimi i multietnicitetit në Maqedoni, kultura e bashkësive dhe përfshirja e tyre në shoqëri, që janë 100 herë më të rëndësishme për bashkësitë. Zhvillimi ekonomik lokal, qasja në mbrojtje sociale dhe shëndetësdore janë kategori që janë 100 herë më të rëndësishme, se sa, nëse referencat “Veriore” ose “e epërme” ka më shumë domethënie për shqiptarët ose maqeodnasit”, tha Petar Arsovski, analist.

Arsovski thotë se integrimet e Maqedonisë në BE dhe në NATO, qytetarëve u interesojmë më shumë se sa përcaktimet e emrit. Ditët e fundit u kuptua se palët liferojnë me propozimin Republika e Maqedonisë së Veriut, megjithatë deri më tani asgjë nuk është zyrtare.

Përgatiti: Besir Arifi

@tn.lajmelokale
@tetovanews