Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen me Greqinë me 69 vota pro dhe asnjë kundër.
Në seancë nuk morën pjesë deputetët e partisë opozitare VMRO-DPMNE.
Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në seancën kuvendore për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë tha se qytetarët do ta sjellin vendimin përfundimtar për çështjen e emrit.
“Para tre ditëve nënshkruam dokument për t’i dhënë fund çështjes tre dekadëshe. Kemi nënshkruar fillimin e fundit të paqartësive. Zgjidhje e dinjitetshme për të dyja palët. Gjuha dhe identiteti nuk do të shkelen nga marrëveshja”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme edhe Komisioni për Çështje Evropiane i dha dritë jeshile marrëveshjes, ndërsa tani e njëjta do të dërgohet tek presidenti Gjorge Ivanov, i cili ka afat prej shtatë ditëve për ta nënshkruar.