Sot kryeministri Zoran Zaev nga Rankovca shfaqi një optimizëm të theksuar se Republika e Maqedonisë do të merr datë për të filluar bisedimet për në BE.
I pyetur se a do të merr Maqedonia datën për fillimin e bisedimeve me BE-në, tha se ai është optimist se BE-ja do të mbështesë Maqedoninë.
Ndërsa i pyetur për referendumin e paralajmëruar që do të mbahet në fund të shtatorit apo fillim të tetorit se a do të jetë konsultativ apo obligues, deklaroi se ende është në fazën që sështë përcaktuar se si do të jetë dhe me kohë do të mbyllet edhe kjo dilemë.
Lidhur me qëndrimin e Panos Kamenos se nuk do të votoj për ratifikimin e marrëveshjes për çështjen e emrit në Parlamentin grek, Zaev shtoi se ka parti të tjera që do ta mbështesin, dhe theksoi se është mirënjohës për shtetin fqinj që ka filluar në mënyrë aktive të lobon për të ndihmuar Maqedoninë që të fillojë bisedimet për në BE.
I pyetur se a është i kushtëzuar Mickoski, dhe a e ka dëgjuar zërin e Mickoskit në “bombat”, që i ka poseduar si kryetar i LSDM-së në atë kohë, gjegjësisht a është kjo arsyeja që “bombat”, të janë edhe në duart e udhëheqësisë së vjetër të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoski të jetë i kushtëzuar, Zaev tha se ai dëshiron që të bashkëpunoj me Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në, jo që ai dëshiron por kjo i duhet Republikës së Maqedonisë dhe nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarit të TV21.