Ballina Aktualitet Lajme KOMUNA E GOSTIVARIT: DEMANT NDAJ AKUZAVE TË PABAZA TË DREJTORËVE TË DHUNSHËM...

KOMUNA E GOSTIVARIT: DEMANT NDAJ AKUZAVE TË PABAZA TË DREJTORËVE TË DHUNSHËM TË SHKOLLAVE

Nga Komuna e Gostivarit sot kanë reagur lidhur me akuzat e drejtuara ndaj Komunës së Gostivar nga ana e drejtorëve që sipas tyre të dhunshëm të shkollave fillore dhe të mesme publike të Gostivarit, me pretekstin se kinse Komuna e Gostivarit nuk i transferon nëpër shkolla mjetet financiare që sigurohen nga ana e shtetit, Komuna e Gostivarit e jep sqarimin me sa vijon: “Nga pranimi i detyrës së udhëheqësisë së re komunale e deri më sot, transferet nga pushteti qendror në emër të bllok dotacioneve për shkollat fillore dhe të mesme, Komunës së Gostivarit i janë transferuar gjithsej 275.930.o33 denarë, ndërsa të dalat për këtë dedikim janë gjithsej 280.330.703 denarë.Kjo nënkupton se Komuna e Gostivarit, nga buxheti bazë, për shkollat fillore dhe të mesme ka ndarë 5.136.945 denarë, respektivisht mbi 84.000 euro.

Rrjedhimisht, qëndrimet e shpalosura të drejtorëve të dhunshëm dhe skajshmërisht të politizuar, janë të pabaza dhe se fajin ata duhet ta kërkojnë tek vetvetja, ngase gjendja e krijuar është pasojë e paaftësisë së tyre dhe keqmenaxhimit, karakteristikë kjo që e përcjell subjektin politik që ata përfaqësojnë.

Vlen të theksohet se përveç për shkollat, Komuna e Gostivarit ka ndarë edhe mjete të tjera nga buxheti bazë për çerdhet dhe dedikime tjera të cilat duhet të mbulohen nga bllok dotacionet nga niveli qendror. Shuma totale e të cilave është rreth 7.000.000 denarë ose rreth 115.000 euro”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews