Ballina Aktualitet Lajme Ja kur do të vendosë NATO të nisë bisedimet e anëtarësimit me...

Ja kur do të vendosë NATO të nisë bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se pret që aleanca të vendosë në samitin e 11 dhe 12 korrikut për të nisur zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë.

“Pres dhe shpresoj që udhëheqësit e NATO-s në samit të vendosin për nisjen e bisedimeve të pranimit”, tha Stoltenberg, raporton rel.

Deklarata e tij vjen pasi Maqedonia ka zgjidhur një kontest të vjetër të emrit me Greqinë, duke u pajtuar që të riemërohet Maqedonia e Veriut.

Në këmbim, Athina ka thënë se do t’i tërheqë kundërshtimet e saj për anëtarësimin e Shkupit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Greqia ka kërkuar prej kohësh që fqinji i saj verior të mos e përdorë emrin Maqedoni, duke argumentuar se një gjë e tillë sugjeron se ai ka pretendime për një krahinë veriore greke, që po ashtu quhet Maqedoni.