Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar në Radiotelevizionin serb, se është duke punuar vazhdimisht që sa më shumë shtete ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe që qëllimi i tij është që shtetet që e njohin pavarësinë e Kosovës të bjerë nën 100, njofton “Gazeta Blic”.
“Tani jemi pranë situatës që numri i shteteve që njohin pavarësinë e Kosovës do të bjerë nën 100, gjë që ishte qëllimi im, sot pritet që edhe një shtet të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës “tha Daçiç në Radiotelevizionin serb, përcjellë “Gazeta Blic”.
Theksojmë që, ditë më parë, Ivica Daçiç kishte deklaruar se shteti i Liberisë ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, por, ky lajm doli të jetë “Fake News”.
Ishte Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili e ka demantuar lajmin e shpërndarë nga mediat serbe. Përmes një shkrimi në “Facebook”, Pacolli ka publikuar komunikatën zyrtare të shtetit të Liberisë, ku edhe një herë konfirmohen marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Liberisë./Gazeta Blic./