Atletico Madrid është interesuar për transferimin e sulmuesit të Milanit, Nikola Kalinic.Kroati ka kaluar një sezon zhgënjyes për klubin dhe kombëtaren. Ai u transferua tek Milani nga Fiorentina dhe shënoi vetëm gjashtë gola në vitin e tij të parë me Rossonerët, shkruan GazetaBlicAi gjithashtu u dërgua në shtëpi nga Kroacia, pasi dyshohet se refuzoi të hyjë si zëvendësues në ndeshjet e kampionatit botëror.
Megjithatë, Corriere della Sera pretendon se Diego Simeone është i interesuar në shërbimet e 30-vjeçarit.Trajneri argjentinas personalisht i ka telefonuar zyrtarët e Milanit dhe bisedimet mes klubeve po zhvillohen tani.Corriere gjithashtu beson se në rast të largimit të Kalinic, Milan mund të nënshkruajë me Ciro Immobile e Lazios ose Radamel Falcaon e Monacos./GazetaBlic/