Ministri grek i mbrojtjes Panos Kammenos ka deklaruar se do të bllokojë marrëveshjen Athinë- Shkup.
“Marrevëshja është e keqe, nuk e pranoj dhe do të përpiqem ta bllokoj”, është shprehur Kammenos. Në një konferencë për shtyp mengjesin e të martës ministri tha: “Kur marrëveshja të vijë në parlamentin grek do të shkoj te presidenti i Republikes t’i bëj të ditur se largohem nga qeveria”.